Një person i paidentifikuar është gjetur i mbytur në lumin Vjosë, në afërsi të fshatit Hambar

Një person i paidentifikuar është gjetur i mbytur në lumin Vjosë, në afërsi të fshatit Hambar

Trupi i viktimës, i seksit mashkull, është gjetur i dekompozuar rreth orës 13:40. Nga kqyrja paraprake nuk dallohen shënja dhune apo dëmtime të tjera.

“Sot rreth orës 13:40, në lumin Vjosë, në afërsi të fshatit Hambar, është gjetur i mbytur dhe i dekompozuar një shtetas i seksit mashkull ende i paidentifikuar, rreth 35 vjeç,”-njofton policia.

I mbyturi mbante veshur një bluzë të bardhë, çizme të gjata, xhinse vishnje dhe ka një tatuazh ne krahë në formë “thike”.

Personat e interesuar duhet të paraqiten në morgun e spitalit Fier.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e personit të mbytur dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.