Gjendet një trup i pajetë në Pejë

Policia e Kosovës po e heton rastin

Një person pa shenja jete është gjetur sot rreth orës 07:08 në rrugën “Ali Pashë Tepelena” në Pejë.

Sipas njoftimit të policisë, viktima me inicialet B.B (54 vjeçar) ishte gjetur i shtrirë në një kanal.

“Menjëherë pas marrjes së informacionit në atë lokacion kanë dalur njësite policore, njëkohësisht ka dalë edhe ekipi mjekësor me autoambulancë të cilët pas kontrollit nga mjekët është konstatuar se shtetasi B.B. i lindur në vitin 1965 ( m /sh / K ) ishte pa shenja jete dhe vlen të ceket se në shikimin vizual tek ky person nuk vërehen shenja të lëndimeve”, ka njoftuar policia.

Me hetimin e këtij rasti janë duke u marr Njësiti Rajonal i Hetimeve, në koordinim të plotë me Prokurorin e shtetit dhe me urdhër tij, trupi i pajetë është bartur nga vendi i ngjarjes për tu dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë./21Media

Back to top button