Është gjetur në Maqedoninë Veriore

Është gjetur në Maqedoninë Veriore

Tifozi anglez, i cili kishte humbur dje në Kosovë, është gjetur në Maqedoninë Veriore. Tom Blundell thuhet se ishte i dehur dhe është ndarë nga grupi i tifozëve, gjë që ka shkaktuar ta humbasë rrugën në Kosovë.

Fatmirësisht ky person është gjetur shëndoshë e mirë dhe një gjë e tillë është konfirmuar nga disa faqe angleze në Twitter.

Kombëtarja e Kosovës nuk ka arritur që të realizojë asnjë gol mbrëmë në ndeshjen me Anglinë. Golin e parë Anglia e ka shënuar në minutën e 32-të, kurse tri golat e tjera i ka shënuar në pjesën e dytë të ndeshjes.