55 vjeçari ka katër ditë që ishte zhdukur

55 vjeçari ka katër ditë që ishte zhdukur

Është gjetur trupi i pajetë i personit i cili ishte zhdukur para pesë ditëve në Liqenin e Batllavës.

Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Në ditën e pesë të kërkimeve është gjetur trupi i pajetë i personit Sh. Sh ( mashkull) 55 vjeç, i cili ishte fundosur ne liqenin e Batllavës. Ekipet e nevojshme policore janë në vendin e ngjarjes dhe ne koordinim me prokurorinë përkatëse do të ndërmarrin veprimet e mëtejme.”, ka thënë Ahmeti.

Gjetjen e Shaban Shabanit e ka konfrimuar edhe FSK-ja.

“Sot në orën 18:20 në liqenin e Batllavës  njësia e Kërkim – Shpëtimit në ujëra e FSK-së në bashkëpunim edhe me Policinë e Kosovës gjetën  trupin e pa jetë të të ndjerit Shaban Shabani  55 vjeçar nga komuna e Obiliqit.”, thuhet në komunikatën e FSK-së.

I ndjeri është zhdukur në pasditën e 25 gushtit, e qysh prej atëherë ekipet e FSK-së dhe Policisë ishin duke e kërkuar./21Media