Pas katër ditë të kërkimeve

Pas katër ditë të kërkimeve

Ekipi i Njësisë së Kërkim-Shpëtimit në Ujëra të Forcës së Sigurisë të Kosovës, sot rreth orës 10.50 ka gjetur trupin e pajetë të qytetarit Musli Krasniqit nga Begaj i Komunës së Vushtrrisë, i cili ishte zhdukur kohë më parë.

Operacioni i Kërkim-Shpëtimit është zhvilluar për katër ditë në disa lokacione të dyshuara.

Trupi i pajetë i Musli Krasniqit është gjetur në një pus në afërsi të fshatit Begaj.

Ekipi i KSH-së të FSK-së, trupin e pajetë të Musli Krasniqit ia dorëzoi Policisë së Kosovës për procedura të mëtejshme.