Trupi i pajetë është gjetur në afërsi të fshatit Bishtazhin

Trupi i pajetë është gjetur në afërsi të fshatit Bishtazhin

Një person që para 14 ditësh ra në Lumin Erenik të Gjakovës është gjetur sot.

Është gjetur trupi i pajetë i personit të zhdukur që ra në lumin Erenik dhjetë ditë më parë.

“Pas një pune intensive sot me datën 19.01.2018 në ora 11:50 ekipi i FSK-së arriti të nxjerrë nga uji trupin e pajetë të personit të viktimës M. H., kosovar/ shqiptar i moshës 82 vjeçar nga Gjakova, trupi i të ndjerit është gjetur përafërsisht rreth dy kilometra nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i viktimës ju lirohet familjarëve.