Gjendet vajza e mitur nga Kaçaniku

Pas përfundimit të procedurave ligjore, e mitura do t’i dorëzohet familjes

Është gjetur vajza e mitur nga Kaçaniku, e cila është larguar nga shtëpia e saj.

“Lidhur me rastin e raportuar dje nga familjarët, (11.02.2019),  për zhdukjen e vajzës së tyre të  mitur, pas një pune operative në terren dhe në koordinim edhe me Policinë Rajonale të Pejës, e mitura është gjetur sot në një Qendër Tregëtare në Pejë,  dhe e njejta është sjellur në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj”, bëhet e ditur në komunikatën policisë.

Siç njoftohet, me rastin janë duke punuar hetues të Sektorit Rajonal të Hetimeve në Ferizaj dhe pas përfundimit të procedurave ligjore, e mitura do t’i dorëzohet familjes.

Poashtu, familja e të miturës, ka raportuar edhe me datën 06.02.2019 zhdukjen e saj, ndërkohë që policia e kishte gjetur dhe kthyer në familje me datën 10.02.2019.

RTV21.tv sot ka raportuar për zhdukjen e vajzës së mitur nga Kaçaniku me inicialet V.G, e cila është larguar për herë të dytë nga shtëpia./21Media

Back to top button