Gjendja aktuale e biznesit me trend të rritjes

Sipas Gërxhaliut, sektori i prodhimit është ai që premton dhe është optimist për rritjen e shkallës së papunësisë

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), ka prezantuar raportin mbi klimën e të bërit biznes për tre mujorin e katërt të vitit 2017, me ç’rast ka vlerësuar se gjendja aktuale e biznesit paraqitet me trendin e rritjes.

Po ashtu, në këtë raport janë përmendur edhe barrierat me të cilat ballafaqohen bizneset, ku përveç  procedurave doganore, kosto e lartë e energjisë del të jetë pengesa kryesore e të bërit biznes.

Kryetari i  OEK-ut, Safet Gërxhaliu ka thënë se në tremujorin e fundit të vitit paraprak, gjendja e bizneseve paraqitet me trend të rritjes.

Sipas tij, sektori i prodhimit është ai që premton dhe është optimist për rritjen e shkallës së papunësisë. Një nga analizatorët kyç që analizohet në këto hulumtime është indikatori i konfidencës, i cili edhe në këtë tremujor ka shënuar një rritje prej 3.8 për qind dhe në këtë drejtim është një hap pozitiv.

Ndërsa, Olivera Ceni nga OEK ka prezantuar të dhënat, duke thënë se konform gjendjes së mirë të vlerësuar të bizneseve dhe treguesi i klimës së biznesit në Kosovë  ka  shënuar rritje në tremujorin e katërt të vitit 2017 rritja është për 15 % që është dukshëm më e mirë krahasuar me tremujorin e tretë.

Po ashtu ajo ka thënë se bizneset të anketuara për barrierat e të bërit biznes në Kosovë  kanë treguar se procedurat doganore, normat e larta të kredive dhe kostoja e lartë e energjisë vazhdojnë të jenë pengesë për bizneset.

 

Back to top button