Pritjet në Merdare s'kanë fund

Pritjet në Merdare s’kanë fund

Qendra Kombëtare për menaxhimin kufitar e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, ka njoftuar se edhe sot ka pritje në disa pika kufitare të Kosovës.

Sipas të dhënëve të kësaj qendre, fluksi më i madh i udhëtarëve është në pikën kufitare në Merdare. Atje udhëtarët për të dalë nga Kosova po presin deri një orë e gjysmë. Ndërsa, kolona e automjeteve është nga 150 deri në 200 metra e gjatë, shkruan rtv21.tv.

Pritje deri në gjysmë ore në këtë mëngjes ka edhe te Dheu i Bardhë.

Ndërkaq, pikat tjera kufitare janë më pak të ngarkuar. Pritjet hyrje-dalje janë jo më shumë se 10 minuta./21Media