Gjendja në pikat kufitare, pritje në hyrje e dalje të Kosovës

Mërgimtarët edhe këtë të shtunë po përballën me pritje të gjata në kufi për hyrje/dalje nga Kosova.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme ka njoftuar se sot në pikën kufitare te Dheu i Bardhë udhëtarët po presin deri 1 orë për të hyrë dhe dalë nga Kosovë, ndërsa kolona është e gjatë mbi një kilometër.
Pritje ka edhe në pikën kufitare në Merdarë, për të hyrë udhëtarëve iu duhet të presin 20 deri në 30 minuat, por për të dalë nga Kosova nga kjo pikë duhet të presin deri në 1 orë e 20 minuta.
Po ashtu pritje deri në 30 minuta për të dalë nga Kosova ka edhe në Muçibabë.
Pikat e tjera kufitare të Kosovës raportohet se nuk janë të ngarkuara dhe pritjet për hyrje-dalje shkojnë në maksimum 15 minuta./21Media

Back to top button