Bajram Rexhepi vazhdon të jetë në komë të thellë

Konsullata e Përgjithshme është duke e përcjell nga afër gjendjen shëndetësore të Rexhepit

Ish-kryeministri Bajram Rexhepi ende vazhdon të jetë në gjendje kome në një spital në Stamboll.Lajmin e ka bërë të ditur konsulli i përgjithshëm i Kosovës në Ankara, Rrahim Morina.

“Sot, i bëra një vizitë ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi, i shtrirë në spitalin Dr.Osman Mazhar-Stamboll. Ish-kryeministri ende vazhdon të jetë në gjendje kome të thellë dhe nën kujdesin permanent të mjekëve. Me këtë rast e falënderoj drejtorin e spitalit dhe mjekët për kujdesin që po tregojnë”, njofton Morina në Facebook.

Sipas ti, Konsullata e Përgjithshme është duke e përcjell nga afër gjendjen shëndetësore të Rexhepit dhe se janë në kontakt permanent si me mjekët po ashtu edhe me familjen tij.

“Për fund, sot në ditën e baballarëve, uroj që një ditë Bajram Rexhepi të zgjohet nga kjo komë e thellë dhe të kthehet pranë më të dashurve të tij”, ka shkruar Morina.

Back to top button