Përleshje me thikë

Përleshje me thikë

Mbrëmë rreth orës 22:00 në rrugën “Ahmet Dërguti” në lagjen “Arbëria” në Prishtinë ka ndodhur një rrahje ndërmjet disa personave, me ç’rast janë lënduar dy persona.

Viktimat janë dërguar në emergjencë në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë(QKUK), njëri prej tyre ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

Portali rtv21.tv ka kontaktar me drejtorin e kirurgjisë abdominale në QKUK, Ferat Sallahun.

Sallahu ka thënë se gjendja e pacientit është e mirë, stabile dhe e ka kaluar rrezikun për jetë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani për rtv21.tv mbrëmë kishte thënë se personat kanë pësuar lëndime nga thika./21Media