Gjendje alarmante e ndotjes së ajrit në kryeqytet

Ajri i mbrëmjes së sotme del të jetë i rrezikshëm për qytetarët e kryeqytetit

Sipas matjeve të orës 20:00 të cilësisë së ajrit nga matësit e Ambasadës Amerikane në Prishtinë, indeksi i cilësisë së ajrit del të jetë 432 e që cilësohet të jetë shumë i rrezikshëm.

Në bazë këtij niveli të ndotjes, rekomandohet se “Fëmijët dhe të rriturit me sëmundje të frymëmarrjes, si astma, duhet të kufizojnë qëndrimin e zgjatur në natyrë”.

Mëngjesin e sotëm sipas matjeve të orës 09:00 cilësia e ajrit u cilësua e pashëndetshme./kallxo

Back to top button