Cikloni ka goditur Australinë

Cikloni ka goditur Australinë

Rreth 25 mijë njerëz janë evakuuar pasi një ciklon ka goditur brigjet e Australisë, me erëra mbi 260 kilometra në orë, duke “shkulur” çatitë dhe “çrrënjosur” pemët në shtetin Kuinslend.

Cikloni, i cili thuhet të jetë me shkatërrimtari për Kuinslendin, që prej vitit 2011, ka lënë me mijëra banesa pa energji elektrike dhe ka shkaktuar dëme të mëdha,shkruan rtv21.tv

Deri më tash raportohet për një viktimë, një femër 31 vjeçare e cila vdiq në një aksident rrugor nga moti i keq.

Kryeministrja e Kuinslendit, Anastasia Palashej, ka bërë thirrje për kujdes e përmbajtje.

“Ne tashmë po shohin se fuqia e erës ka arritur në 100 kilometra në orë në rajonin Whitsunday por edhe në rrethin e Proserpine, por gjendja do të përkeqësohet edhe më shumë gjatë ditës. Pra, një mesazh shumë i qartë për familjet. Tani në ato zona ku erërat janë në kulmin e fuqisë së saj, ju lutem qëndroni brenda në ndonjë vend të sigurt, mos dilni në rrugë”, ka theksuar Palashej.

Për të parandaluar ndonjë fatkeqësi më të madhe, thuhet se banorët janë paralajmëruar për një përmbytje të mundshme, pasi stuhia ka sjellë me vete shira të rrëmbyer, që të kombinuar me një dallgë të rrezikshme batice, mund të shkaktojnë përmbytje të mëdha. Sipas të dhënave meteorologjike, qielli pritet që të pastrohet deri të mërkurën./21Media