Gjendje alarmi në Londonderry

Panikë në Irlandën e Veriut

Policia është vënë sërish sot në gjendje alarmi në Londonderry, në Irlandën e Veriut, pas sinjalizimit të vjedhjes së një furgoni dhe sulmit të një automjeti tjetër, duke ngjallur frikën e një tjetër sulmi, dy ditë pas shpërthimit të një autobombe.

“Londonderry është vënë në gatishmëri pas sinjalizimit të vjedhjes së një furgoni rreth orës 11:30 GMT nga tre burra të maskuar, të cilët e kishin përmbysur mjetin përpara se ta braktisnin atë”, thuhej në një postim në Twitter të policisë së provincës britanike, transmeton ATSH.

Gjatë pasdites, autoritetet raportuan për një alarm të dytë në fushën e sigurisë. Rreth orës 13:45 (GMT) u sinjalizuan se një automjet që shërbente për shpërndarjen e dërgesave ishte grabitur nga katër burra të maskuar, njëri prej tyre zotëronte armë zjarri’’, bëri të ditur policia e Irlandës së Veriut.

Back to top button