Presidenti kolumbian shpall gjendje të jashtëzakonshme në vend

Presidenti kolumbian shpall gjendje të jashtëzakonshme në vend

Nga rrëshqitjet e dheut kanë vdekur të paktën 206 persona në jug-perëndim të Kolumbisë dhe shumë të tjerë janë plagosur, thonë zyrtarët e ndihmës.

Shirat e dendur kanë shkaktuar që lumenjtë të dalin nga shtretërit e tyre, kështu duke u përmbytur në baltë shtëpitë

Kryqi i Kuq tha se të paktën 220 janë zhdukur dhe 202 të tjerë u plagosën, shkruan rtv21.tv.

Presidenti Juan Manuel Santos, i cili udhëtoi në zonë, tha se trupat ishin dislokuar. Ai shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në rajon.

Agjencia e lajmeve Reuters tha se më shumë se 1 mijë e 100 ushtarë dhe policë kanë bashkuar përpjekjet e shpëtimit./21Media

_95419883_b6322e95-e310-4d17-b155-1d31758d5156_95420755_7c7f90be-1be6-4767-858d-af3c0603eb20