Boyd: Jam i nderuar, kjo miqësi do të vazhdojë gjatë gjithë jetës.-Haradinaj: Do  të punojmë  për një miqësi të përjetshme me Amerikën

Boyd: Jam i nderuar, kjo miqësi do të vazhdojë gjatë gjithë jetës.-Haradinaj: Do  të punojmë  për një miqësi të përjetshme me Amerikën

Kuvendi i Komunës së Deçanit  shpalli “Qytetar Nderi”, gjeneral brigade të Ushtrisë së SHBA-së, John C. Boyd në shenjë mirënjohje për kontributin e dhënë për Kosovën, mbështetjen dhe fuqizimin e shtetësisë së saj dhe përkrahjen e Kosovës në integrimet euroatlantike. Gjeneral Boyd u shpreh i nderuar dhe mirënjohës për këtë çmim.  Ndërsa, kryeministri Ramush Haradinaj, këtë veprim  të qytetarëve të kësaj komune e quajti të menqur.  Kryeministri tha se “ne jemi Kosova por i takojmë botës që i prinë Amerika dhe se do të punojmë  për një miqësi të përjetshme me Amerikën”./21Media