Gjeniu 9 vjeçar braktis universitetin

Deklarohen prindërit dhe universiteti

Një fëmijë belg, i cili kishte shpresuar të mbaronte universitetin në Holandë këtë muaj, e ka braktisur atë.

Prindërit e Laurent Simons, nëntë vjeç, donin që ai të diplomohej para datëlindjes së tij më 26 dhjetor, në mënyrë që të mund të ishte i pari i diplomuar në universitet nën moshën 10 vjeç, përcjell rtv21.tv

Por Universiteti i Eindhoven, sipas BBC, u tha atyre se kishte ende shumë provime që Laurent duhet t’i përfundonte para se të diplomonte.

Prindërit e tij refuzuan ofertën për një datë të diplomimit në mes të vitit 2020 dhe menjëherë e larguan atë nga kursi.

Laurent duhej të përfundonte gradën e tij tre vjeçare të inxhinierisë elektrike në vetëm 10 muaj, në mënyrë që të mund të plotësonte afatin e tij të datëlindjes.

Alexander Simons, babai i Laurentit, tha për mediat holandeze se universiteti e kishte kritikuar atë që rrugëtimin e tij arsimor e ka shfaqur shpesh në media.

Nëse një fëmijë mund të luajë mirë futbollin, ne të gjithë mendojmë se vëmendja e mediave është e mirë. Djali im ka një talent tjetër. Pse nuk duhet të jetë krenar për këtë?“, i tha ai gazetës holandeze “De Volkskrant”.

Në një deklaratë, Universiteti i Teknologjisë Eindhoven tha se do të jetë e pamundur që Laurent të përfundojë kursin përpara se të mbush 10 vjet. Sipas tyre, nëse ai do të nxitonte ta përfundonte kursin, zhvillimi i tij akademik do të vuante.

Kujtojmë se Laurent e filloi universitetin në moshën 8 vjeçare./21Media

Back to top button