Fitorja e 3-të e Gjeorgjisë

Fitorja e 3-të e Gjeorgjisë

Gjeorgjia ka mposhtur Moldavinë në garat IHF Trophy, në kuadër të grupmoshave U20, me rezultat përfundimtar 25-23.

Gjatë pjesës së parë ka qenë në epërsi ndaj Moldavisë me rezultat 14:11.

Ndeshja është luajtur me fillim nga ora 14:00 në Palestrën “Pallati i Rinisë dhe Sporteve”, dhe është transmetuar drejtpërsëdrejti nga portali rtv21.tv

Kjo është fitorja e tretë për Gjeorgjinë në kuadër të garave IHF Trophy U20, pasi në dy ndeshjet paraprake ka mposhtur Britaninë e Madhe dhe Maltën.

Ndërsa për Moldavinë kjo është humbja e parë në U20, pasi në dy ndeshjet paraprake kishte mposhtur Maltën dhe Irlandën./21Media