Nganjëherë prindërit i ndihmojnë shumë fëmijët e tyre

Nganjëherë prindërit i ndihmojnë shumë fëmijët e tyre

Të rriturit nuk duhet dhe nuk mundet të jetojnë jetën e fëmijëve të tyre për ta.

Detyra jonë është t’i ndihmojmë ata të rriten dhe të fitojnë përvojën e tyre, dhe është e rëndësishme që të mos e teprojmë.

Merrini këto gjëra në konsideratë dhe fëmijët tuaj kanë për t’ju falenderuar!

1. Flisni ju në vend të tyre

E gjitha fillon me ato momente të lumtura kur një fëmijë i vogël pyetet: “Oh, si të quajnë?” Dhe ne, prindërit, dëshirojmë të përgjigjemi, “Është Ajan”. Do të ishte mirë nëse ky zakon përfundon sapo një fëmijë mëson për të folur.

Por jo, ne vijojmë të japim përgjigje edhe për fëmijët tanë adoleshent kudo: në dyqane, në shtëpi dhe në vende të tjera.

Dhe çfarë arrijmë në fund? Ne heqim nga fëmijët tanë mundësinë për t’u përgjigjur për veten e tyre.

Çfarë duhet të bëni? Herën tjetër kur doni të flisni për fëmijën tuaj, përpiquni të ndaloni vetveten. Le të flasin vetë.

2. Bëheni shoqja e ngushtë i tyre

Shumë prindër përpiqen të bëhen miq me fëmijët e tyre dhe nuk duan që fëmijët e tyre të mbajnë ndonjë sekret ndaj tyre. Lehtësisht mund të kuptojmë pse prindërit e duan këtë, por le të përpiqemi ta shohim këtë pak më thellë.

Çfarë është një shok?

Është një person me të cilin mund të flisni në mënyrë reciproke. Po, mund t’i tregoni çdogjë një shoku.

Megjithatë, prindërit kanë një rol të ndryshëm: ata kujdesen për ne dhe na duan. Nuk ka nevojë që të përpiqemi të jemi miq shumë të ngushtë. Lërini fëmijët t’i gjejnë miqtë e tyre në mesin e moshatarëve të tyre. Mami dhe Babi janë atje kur fëmijët kanë nevojë për dashuri dhe mbështetje.

3. Gjërat që Dëshirojnë kundrejt atyre që u Nevojiten

Ne e dimë shumë mirë se brokoli është shumë më i shëndetshëm se karamelet dhe se atletet e reja janë më të dobishme sesa kukulla. Pra, ne ua diktojmë fëmijëve tanë (nganjëherë e fshehim, dhe nganjëherë nuk e bëjmë) atë çfarë ata duan. Është bërë si tip loje, “Mami, a jam i uritur?” “Jo, je i ftohtë dhe duhet të rrish më ngrohtë.”

Çfarë bëjnë këto gjëra? Ata shtypin “unin” e fëmijës, dëshirat e tyre dhe qëllimet e tyre. Këto gjëra gjithashtu çojnë në një viktimë të pafajshme ose madje edhe në një rebelim kundër të gjithëve.

Çfarë duhet të bëni? Kupto nevojat dhe dëshirat e fëmijës. Nëse keni nevojë t’i mësoni zakone të mira, mos e bëni atë dhunshëm. Bëjeni mirë.

4. Ju i ndihmoni më shumë se ç’duhet ata

Fëmijët 2 dhe 3 vjeç mund të veshin rroba të ndryshme, të lajnë gotat dhe të vënë rroba të pista në makinë larëse. Për më tepër, në këtë moshë, fëmijët me të vërtetë duan t’i bëjnë këto gjëra vetë.

Dhe çfarë bëjmë ne? Ne u shkojmë pas avazit atyre pothuajse deri sa të martohen. Ne mbështesim këtë sjellje me argumentet “Ai nuk mund ta bëjë!”. Ne i mesojmë keq ata, nuk i lejojmë ata t’i bëjnë vetë, dhe ne nuk i lejojmë ata të eksperimentojnë. Dhe më vonë, ne jemi të befasuar kur një adoleshent është i çrregullt ose nuk dëshiron të ndihmojë nënën e tij.

Çfarë duhet të bëni? Lejojini të bëjnë sa më shumë që të jetë e mundur, vetë ata.

5. Përcaktoni shijet e tyre

Ne shpesh përpiqemi të imponojmë shijet tona muzikore, preferencat e librave dhe stilet e veshjeve për fëmijët tanë. Është me qëllime të mira, por zvogëlon individualitetin e fëmijës. Dhe në shumë raste, kjo çon në një protestë ku fëmijët bëjnë të krejt të kundërtën.

6. Ju numëroni paratë e tyre

Në jetën e çdo fëmije, vjen një moment ku ata kanë paratë e tyre të xhepit. Ajo që nuk duhet të bëni është të pyesni fëmijët dhe të përpiqeni të gjeni se sa para kanë mbetur. Gjëja më e keqe që mund të bëni është të kontrolloni çantat ose xhepat e tyre. Kjo vret besimin në çast.

A ka vërtetë rëndësi sa para ka lënë djali apo vajza juaj?

Çfarë duhet të bëni? Mësoji fëmijët të jenë financiarisht të suksesshëm dhe le të bëjnë atë që duan me paratë e tyre.

7. Ju përcaktoni hobit dhe interesat e tyre

Mami dëshiron që vajza e saj të luajë violinë dhe është e gatshme ta shoqërojë atë nëpër të gjithë qytetin deri tek shkolla e muzikës 3 herë në javë. Dhe babai do që djali i tij të luajë futboll çdo mbrëmje. Dhe prindërit shpesh me vetëdije përpiqen të imponojnë një hobi për fëmijët e tyre.

Çfarë duhet të bëni? Jini të duruar, dhe shikoni fëmijët tuaj. Vini re interesat dhe prirjet e tyre. Pyetni ata se çfarë duan, dhe pastaj le të zhvillohen në këtë fushë.

8. Merrni sukseset e tyre si tuajat

Bëni shumë kujdes ju, “Insta-mothers”, kur postoni shumë fotografi dhe shkruani, “Ne kemi ngrënë!” “Ne kemi filluar të ecim!”

Dhe kështu me radhë. Natyrisht, ata i mbështesin shumë fëmijët e tyre, por megjithatë, këto nuk janë sukseset e nënave – ato janë të fëmijëve! Kush është “ne”?

Dhe kur fëmijët rriten, gjërat bëhen edhe më serioze. Mamatë dhe baballarët fillojnë të tregojnë se si fëmijët e tyre përfunduan të lartën dhe gjetën punë. Dhe ata e bëjnë këtë a thua sikur këto janë vetëm meritat e tyre. Është e lehtë të kuptohet se sa shumë fëmijët e urrejnë këtë.

Çfarë duhet të bëni? Jini krenar për sukseset e fëmijëve tuaj, por mos i ngatërroni ato me tuajat.

9. Përcaktoni dhuratat e tyre

Kur një fëmijë mund të flasë tashmë, ata kanë të drejtë të zgjedhin ato që duan si dhurata. Dhe kjo nuk duhet të jetë një tjetër T-shirt apo një lodër që është menduar për të zhvilluar trurin e tyre.

Natyrisht, nuk është gjithmonë e mundur që t’i zgjedhin ata. Por kjo u jep fëmijëve gjënë më të rëndësishme: aftësinë për të zgjedhur, për të marrë vendime dhe për t’u përballur me pasojat. Aftësi të tilla nuk mund të dëmtojnë kurrë në jetën e tyre si të rritur.

Çfarë duhet të bëni? Lëreni fëmijën tuaj të zgjedhë dhuratat që dëshiron.

10. Ndërhyni në jetën e tyre private

Kjo është veçanërisht e vërtetë për prindërit e adoleshentëve. Fëmijët kanë miqtë e tyre dhe njohjet e para. Është normale dhe absolutisht e natyrshme. Një marrje në pyetje e tipit “Kush është ai djalë?”… do ta bëjë fëmijën tuaj të mërzitur.

Shumë fëmijë do të ndajnë gjëra të tilla personale me prindërit e tyre nëse ndihen të sigurt.

Çfarë duhet të bëni? Në vend të marrjes në pyetje të fëmijës suaj, le të kenë hapësirën e tyre private. Mos bëni shumë pyetje nëse shihni se nuk duan të ndajnë detajet. Dhe, sigurisht, kurrë mos lexoni fshehurazi tekstet e fëmijëve tuaj.