Kuptoni cilat janë ato

Kuptoni cilat janë ato

1.Kompania prapa aplikacionit të grupeve të Iowa që shkaktoi vonesën e rezultateve, doli me një deklaratë publike për dështimin.

Rezultatet nga grupet e shumëpritura të Iowa u vonuan nga e hëna në mbrëmje deri të martën, pasi Partia Demokratike e Iowa tha se kishte “mospërputhje” në rezultatet fillestare dhe zhvilluesi i aplikacionit Shadow Inc tha se “sinqerisht” i vjen keq për vonesën.

2.Ndërmarrja mëmë e kompanisë Snapchat, publikoi të dhënat e tremujorit të katërt. Kompania nuk arriti pritshmëritë e Wall Street me 561 milionë dollarë të ardhura, por postoi të ardhura prej 0,03 dollarë për aksion, shumë mbi 0.01 dollarë të parashikuara nga analistët.

3.Snap u pajtua për një marrëveshje prej 187.5 milionë dollarë në një proces gjyqësor kundër Instagram, ku investitorët thanë se kompania nënvlerësoi kërcënimin e Snapchatit nga Instagram. Snap u përball me një hetim nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA dhe Komisioni i Sigurimeve dhe Shkëmbimeve për këtë çështje, por u hodh poshtë në fund të vitit 2019.

4.Instagrami gjeneroi 20 miliardë dollarë nga të ardhurat prej reklamave në vitin 2019, duke e lënë pas YouTuben. Google njoftoi se të ardhurat e YouTube nga reklamat për vitin 2019 ishin 15 miliardë dollarë.

5.Google aksidentalisht ua dërgoi të tjerëve videot private të njerëzve të ruajtura në Google Photos. Kjo preku edhe përdoruesit e Google Takeout, një shërbim që ua lejon përdoruesve të Google Photos që të shkarkojnë të dhënat e tyre për kopje rezervë ose për t’i përdorur në aplikacione të tjera.

6.Bashkëthemeluesi i kompanisë “Rockstar Games”, do të largohet nga kompania. Dan Houser deshi të largohej qysh nga pranvera e vitit 2019, mirëpo zyrtarisht do të largohet më 11 mars.

7.Të dy kompanitë, LG dhe ZTE kanë anuluar pjesëmarrjen e tyre në konferencën botërore të telefonisë (MWC), për shkak të frikës së koronavirusit, raporton Verge. Kjo konferencë që është ndër eventet më të mëdha të telefonisë, do të mbahet në fund të shkurtit.

8.Të martën, Disney Plus bëri të ditur se ka arritur mbi 28.6 milionë abonentë që nga lansimi i saj në nëntor. Në prill, Disney i vuri vetes një qëllim, që të arrijë nga 60 milionë në 90 milionë abonentë deri në vitin 2024.

9.Apple dhe Genius arritën një marrëveshje për të shtuar seri të videove në aplikacionin Apple Music. Do të titullohen ‘ Verified’ dhe do të përmbajnë edhe debate të artistëve për kuptimin e këngëve.

10.Llogaria e Kendall Jenner në TikTok u fshie në më pak se 24 orë kur e hapi. Nuk dihet qartë nëse ajo apo TikTok ishin përgjegjëse për fshirjen e llogarisë nga platforma./21Media