Ndjekni këto këshilla

Ndjekni këto këshilla

Fluturimet janë gjithmonë stresuese, edhe për ata që nuk frikësohen nga aeroplanët. Nuk është befasuese sepse ju duhet t’i planifikoni të gjitha paraprakisht, t’i paketoni valixhet, të arrini në kohë në aeroport dhe t’i kaloni procedurat e nevojshme që shpesh edhe udhëtarët më me eksperiencë i bëjnë të ndjehen jo rehat.

1.T’i vendosni dokumentet në çantë të vogël

Disa njerëz i vendosin dokumentet e nevojshme në çantë të vogël, kështu që mund t’i kenë gjithmonë afër. Atë mund ta harroni në taksi apo në kafiterinë e aeroportit. Prandaj, është më mirë ta vendosni pasaportën apo letërnjoftimin në xhepin e ndonjë çante më të madhe dhe paratë t’i lini në vende tjera.

2.Të provoni ushqime të reja para fluturimit

Kur jeni jashtë shtetit doni t’i provoni ushqimet e tyre. Por, nuk rekomandohet të hani shumë ushqime ekzotike para fluturimit nëse nuk e keni idenë se si reagon stomaku juaj ndaj këtyre ushqimeve. Dispepsi dhe problemet e tjera të stomakut mund ta prishin udhëtimin tuaj ose madje të ndikojnë në shëndetin tuaj nëse sëmundja shkaktohet nga patogjenë të rrezikshëm, transmeton rtv21.tv

3.Dështoni ta menaxhoni kohën

Rekomandohet të arrini në aeroport 2-3 orë para nisjes. Por, nganjëherë është kohë e gjatë dhe ju shpenzoni shumicën e kohës duke pritur. Në anën tjetër, ata që nuk arrijnë në kohë rrezikojnë ta humbin fluturimin.

Nëse keni probleme me menaxhimin e kohës, përdorni aplikacione për fluturime. Ato ju informojnë për çdo gjë.

4.Paguani për valixhen me më shumë se 20 kg

Është më mirë ta dini peshën e valixhes para se të arrini në aeroport, sepse ju mund të gjendeni në situatë ku duhet të vendosni se a doni të paguani për valixhen e rëndë apo ta ripaketoni valixhen në minutën e fundit?

Nëse nuk keni një mundësi për të peshuar valixhet tuaja, duhet ta bëni atë në aeroport. Aeroportet furnizohen gjithmonë me peshore dhe nganjëherë pasagjerët ngarkohen për këtë shërbim, megjithëse ata gjithashtu mund të shkojnë në një banak kontrolli dhe të peshojnë gjërat e tyre atje falas.

5.T’i mbështjellni valixhet

Pasi t’i mbështjellin valixhet e tyre, disa udhëtarë e kuptojnë se kanë harruar diçka brenda dhe duhet ta hapin valixhen. Nëse doni që rrobat e juaja të jenë të sigurta, më mirë ta bleni një çantë me çelës. Ata që shqetësohen se valixhet e tyre do të ndoten zakonisht blejnë mbulesa të ripërdorshme, por thuhet se ato zakonisht lahen lehtë. Me sa duket, çantat që mund të lahen janë opsioni më i mirë./21Media