Gjermanët të brengosur, BE planifikon bllokadë

BE do të bllokojë bashkimin e grupit të bursës së Londrës

Bashkimi Evropian, të mërkurën, do të bllokojë bashkimin e grupit të bursës së Londrës (LSE) me bursën gjermane Deutsche, ka bërë të ditur një burim i paemëruar, i njohur me situatën.

“Është e mundshme që Komisioni Evropian nesër të bllokojë bashkimin me LSE”, ka thënë ky burim i paemëruar nga bursa Deutsche për agjencinë France press.

Vendimi vjen pasi që grupi LSE muajin e kaluar njoftoi se ka hedhur poshtë kërkesën e Komisionit Evropian që të shesë pjesën e saj më të madhe në platformën italiane për tregti MTS.  Me bashkimin e bursës do të lindte një gjigant i madh i bursave dhe konkurrent i fuqishëm ndaj bursës së Çikagos dhe bursës ICE në SHBA, si dhe ndaj bursës së Hong Kongut në Azi.

Në Gjermani, megjithatë, ka shqetësime, pasi është zbuluar se selia e kompanive të bashkuara do të jetë në Londër, dhe jo në Frankfurt.

Back to top button