Gjimnazi “Albert Einstein” nga Gjermania dhuron 500 libra për shkollën “Arif Shala” në Korroticë të Ulët

Gjimnazi “Albert Einstein” nga Gjermania dhuron 500 libra për shkollën “Arif Shala” në Korroticë të Ulët

Gjatë dhurimit të donacionit të librave pjesëmarrës ishte kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, se bashku me shefin e kabinetit, Flamur Curri, përfaqësuesja nga Education Unlimited nga Gjermania, Kerstin Zielosko-Labonte,përfaqësues nga Ministria e Arsimit, drejtues të shkollës “Arif Shala”, mësimdhënës e nxënës. Dhurimi i këtyre librave është ne gjuhën angleze dhe është për të gjitha nivelet e gjuhës sipas standardeve ndërkombëtare.

Përveç shkëmbimit të përvojave me nxënës dhe mësimdhënës mes Gjimnazit “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” të Drenasit dhe atyre të Gjermanisë, kryesisht me gjimnazin “Albert Einstein”, është thelluar bashkëpunimi edhe me shkollat fillore të mesme të ulët, ku me këtë rast SHFMU “Arif Shala” në Drenas ka marr donacion 500 libra të gjuhës angleze, dhuratë nga gjimnazi “Albert Einstein” nga Gjermania për të gjitha nivelet e gjuhës angleze, të njohura sipas standardeve ndërkombëtare. Librat janë sipas Kornizës së Përbashkët Evropiane për Gjuhët. Përmes këtyre librave synohet që nxënësit e kësaj shkolle të përgatitën për të marr pjesë në provime ndërkombëtare për gjuhën angleze.

Gjatë pranim dorëzimit të librave, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci ka falënderuar gjimnazin nga Ulmi i Gjermanisë për librat e dhuruara dhe organizatorët që sollën librat në Kosovë. Lladrovci shprehi gatishmërinë për mbështetje të parezervë të një bashkëpunimi sa më intensiv në mes të shkollave të Drenasit dhe atyre gjermane. Ndërsa Zielosko-Labonte ka shprehur konsideratën e saj të lartë për bashkëpunimin e ngushtë, që ka ofruar Komuna e Drenasit, në veçanti kryetari i Komunës, që projektet arsimore në mes Drenasit dhe Gjermanisë të jenë kaq intensive dhe mjaftë konkrete. Lladrovci dhe Labonte kanë diskutuar edhe për projekte të tjera arsimore, ndërsa ne kuadër të këtij bashkëpunimi do të dhurohen edhe libra të matematikës