Gjermania dhuron gjysmë milioni euro për FSK-në

Me këto mjete do të sigurohen materiale dhe pajisje mjekësore

Qeveria gjermane sot ka ndarë një grant prej 500 mijë euro për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Në Ministrinë e Mbrojtjes Faruk Geci, ushtrues i detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Christian Heldt, ambasador i Republikës Federale të Gjermanisë nënshkruan Marrëveshje, me anë të së cilës Qeveria gjermane ndan grantin me vlerë 500 mijë euro për Forcën e Sigurisë së Kosovës, për blerjen e materialeve dhe pajisjeve mjekësore.

Me këtë rasat, sekretari i përgjithshëm Geci ka falënderuar ambasadorin gjerman Heldt dhe përmes tij Qeverinë dhe popullin gjerman për ndarjen e mjeteve financiare për Forcën e Sigurisë së Kosovës, përkatësisht për shërbimin mjekësorë të FSK-së, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme që Ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë është duke dhënë për ndërtimin e kapacitetet të Forcës së Sigurisë të Kosovës.

Forca e Sigurisë e Kosovës, me fondin e dhuruar nga Qeveria gjermane, ka për qëllim të përmirësojë pajisjet e Qendrës Mjekësore të Forcës së Sigurisë të Kosovës, si dhe synon të sigurojë materiale dhe pajisje mjekësore që do të ndikojnë në ngritjen e kapaciteteve mjekësore dhe shërbimeve mjekësore në FSK./21Media

Back to top button