Gjermania fitoi me 11 pikë epërsi ndaj Kosovës

Gjermania fitoi me 11 pikë epërsi ndaj Kosovës

Kombëtarja e Gjermanisë sot shënoi fitore bindëse ndaj Kosovës, në ndeshjen kualifikuese për Euro 2020.

Pjesa e dytë e ndeshjes hendbollistike ndërmjet Gjermanisë dhe Kosovës përfundoi me rezultat 28-17, shkruan rtv21.tv

Në pjesën e parë të ndeshjes më e mirë u tregua kombëtarja gjermane, e cila arriti të përfundoi pjesën e parë me rezultat 16-5.

Ndërsa, Kosova në pjesën e dytë u tregua më e mirë në krahasim me pjesën e parë, duke shënuar më shumë gola, por megjithatë nuk arriti që të barazoi apo edhe triumfoi ndaj Gjermanisë.

Ndeshja u transmetua drejtpërdrejt në RTV 21Plus./21Media