Gjermania i thotë lamtumirë prodhimit të energjisë elektrike nga thëngjilli

Autoritetet gjermane kanë përshpejtuar planin

Qeveria federale e Gjermanisë dhe katër landet e saj që ndryshe njihen si landet e qymyrit ngase në atë pjesë gjinden termocentralet ku prodhohet energjia elektrike përmes thëngjillit, tani në një të ardhme të shkurtë Gjermania nuk do prodhojë më energjinë elektrike përmes thëngjillit ngase në orët e vona mbrëmë në zyrën e kancelares gjermane Angela Merkel dhe përfaqësuesit e qeverive të katër landeve kanë ranë dakord për një plan mbylljeje për termocentralet që dëmtojnë klimën dhe ajrin.

Orari i saktë i fikjes duhet të shpallet gjithashtu gjatë ditës, draftrezoluta pritet të përfundojë deri në fund të janarit dhe do të miratohet nga mesi i vitit, raporton rtv21.tv.

Vitin e kaluar autoritetet gjermane vendosën që shteti të dalë nga gjenerimi i energjisë që dëmton klimën nga qymyri i fortë dhe qymyri kafe deri më 2038, si duket autoritetet gjermane kanë përshpejtuar planin që sa më shpejtë ti jepet fundi i thëngjillit për prodhimin e energjisë elektrike.

Rajonet e qymyrit do të marrin gjithsej 40 miliardë euro paralelisht për ristrukturimin e ekonomisë së tyre.

Para takimit me kancelaren Angela Merkel, kryeministrat e vendeve të qymyrit Sachsen-Anhalt, Brandenburg, Sachse dhe North Rheine Westfalen kishin insistuar në angazhime detyruese, tani atyre u është premtuar një marrëveshje federale-shtetërore deri në maj të këtij viti./21Media

Back to top button