Fitues i “Këpucës së Artë”, u shpall sulmuesi spanjoll Saul Niguez

Fitues i “Këpucës së Artë”, u shpall sulmuesi spanjoll Saul Niguez

Ka mjaftuar vetëm një gol i Mitchell Weiser, për t’i dhënë kombëtares së Gjermanisë U21 fitoren përballë kombëtares së Spanjës U21, për t’u shpallur kampionë të Evropës.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “MKS Cracovia” të Krakovës në Poloni, ishte interesante me lojë të mirë mes dy skuadrave finaliste.

Veç golit të parë të shënuar nga lojtari i Hertës së Berlinit, gjermanëve iu mohua goli i dytë nga traversa, pas goditjes së Meyer, ndërsa Gnabry pati dy raste të arta për shënim, duke shpërdoruar. Grintën dhe duelin e ashpër mes dy skuadrave e treguan edhe kartonët e verdhë të marrë në pjesën e dytë, plot 6 të tillë, vetëm dy për Spanjën. Ky është titulli i dytë kampion për Gjermaninë U21, teksa të parin e kishin fituar në vitin 2009.

Fitues i “Këpucës së Artë”, u shpall sulmuesi spanjoll Saul Niguez, pasi rezultoi golashënuesi më i mirë i turneut me 5 gola, i ndjekur me 3 nga shoku i tij i kombëtares Shpresa, Asensio.