Gjermania kërkon punëtorë

Merkel me ligj të punës për emigrantët

Me një popullsi në plakje dhe një zvogëlim të fuqisë punëtore, Gjermania ka nevojë për të mbushur më shumë se 1 milion vende të lira të punës.

“Ne do të vazhdojmë të varemi në profesionistë të huaj. Kompanitë nuk duhet të largohen nga vendi për shkak se nuk mund të gjejnë punëtorë“, ka deklaruar Merkel gjatë javës së kaluar, duke mbrojtur planet e saj për emigrantët nga kritikat e politikanëve opozitarë.

Ligji i ri që pritet të diskutohet nga Merkel dhe kabineti i saj gjatë këtij muaji ka për qëllim tërheqjen e punëtorëve jashtë Bashkimit Evropian megjithëse atyre do t’u nevojitet kualifikim profesional dhe aftësi të mira të gjuhës gjermane gjatë aplikimit për vizë pune, transmeton rtv21.tv.

Ky ligj i rim und të zemërojë votuesit pasi ka edhe shumë kundërshtime për politikën me dyer të hapura të Merkel për refugjatët./21Media

Back to top button