Gjermania miraton ligjin për punësim të të huajve të kualifikuar

Rreth 1.2 milionë vende pune janë aktualisht të lira në Gjermani

Qeveria e Gjermanisë e ka miratuar një ligj për migrimin që ka për synim joshjen e punëtorëve të shkathtë dhe të kualifikuar që vijnë nga shtetet jashtë Bashkimit Evropian, në kuadër të përpjekjeve për ta plotësuar nevojën për fuqi punëtore në sektorë të caktuar të eknomisë.

Udhëheqësit e bizneseve qe një kohë të gjatë kanë kërkuar që qeveria t’i lehtësojë procedurat e migrimit, duke thënë se disa degë të ekonomisë po përballen me vështirësi për shkak të mungesës së punëtorëve dhe kanë bërë të ditur se efektet afatgjate mund të sjellin dëme të pariparueshme, shkruan “The Guardian”.

Ligji i miratuar do t’ua lehtësojë punëdhënësve marrjen e punëtorëve jashtë Bashkimit Evropian, pasi që vërehet mungesa e punëtorëve në Gjermani dhe nga vendet tjera të BE-së. Sipas këtij ligji, azilkërkuesit aktualë, të cilët kanë gjetur punë por që nuk i kanë plotësuar kërkesat për azil, mund ta vazhdojnë punën.

Për këtë ligj janë zhvilluar debate të gjera, ndërsa miratimi i tij e shënon ligjin e fundit të miratuar për këtë vit. Një pjesë e partisë së Merkelit dhe partisë së krahut të djathtë kanë thënë se ky ligj mund ta nxisë migrimin e personave të pakualifikuar.

Sipas Zyrës Federale të Punës, rreth 1.2 milionë vende pune janë aktualisht të lira në Gjermani. Brenda kësaj shifre kërkohen kryesisht punëtorë për kujdes shtëpiak e shëndetësor, mjeshtër të dyshemeve dhe vozitës të kamionëve.

Sipas legjislacionit, punëdhënësit nuk do të duhet të kalojnë nëpër procesin e hidhur dhe burokratik që duhet të provojnë se nuk ka punëtorë që mund të plotësojë një rol në punë. Anti-imigrimi është i lartë në Gjermani dhe ka mbijetuar gjatë në qeverisjen e Angela Merkelit. Ajo ka qenë e shqetësuar në lidhje me ligjin e ri për refugjatët.

Ekspretët paralajmërojnë se në praktikë do të jetë e vështirë për tu mundësuar punësim refugjatëve të cilët nuk janë të shkathët për të punuar, përderisa nuk është vendosur asnjë kuotë për paga nga qeveria, transmeton rtv21.tv

Instituti Ekonomik Gjerman ka thënë se humbjet janë të mëdha. Mathias Middleberg dhe grupi parlamentar i Merkelit ka thënë se ndoshta kanë përçuar mesazh të gabuar. “Ne duam të zgjedhim se kush hynë këtu dhe kush jo-ata që janë të mire dhe ata që na duhen…por ne nuk duam ta ikurajojmë secilin të vijë në Gjermani vetëm për siguri të mirë jetësore.”, tha ai.

Gauland ka thënë se imigrantët illegal nuk do të lejohen të qëndrojnë përgjithmonë, nëse i tejkalojnë kufijtë…nuk është inkurajim i dobishëm që njerëzit nga vende të ndryshme të botës të vijnë në Gjermani.

Ligji i ri për fuqi punëtore të kualifikuar do të hyjë në fuqi më 1.01.2020. Sot ai u miratua nga qeveria gjermane, por duhet të kalojë në parlament, pra Bundestag e më pas në Këshillin Federal (Bundesrat)./21Media

Back to top button