Misioni ndërkombëtar për mbrojtjen e transporteve

Misioni ndërkombëtar për mbrojtjen e transporteve

Gjermania nuk do të përfshihet në misionin e drejtuar nga SHBA-ja në Ngushticën e Hormuz. Kështu deklaroi sot ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas.

Qeveria gjermane nuk do të marrë pjesë në misionin detar të paraqitur dhe planifikuar nga SHBA-ja”, tha Maas në Varshavë.

Përfaqësuesit e ushtrisë së Britanisë së Madhe dhe SHBA, janë mbledhur në Bahrein për të diskutuar mundësinë e krijimit të një misioni ndërkombëtar për mbrojtjen e transporteve në Ngushticën e Hormuzit.

Sipas burimeve diplomatike në Bruksel, shtetet si Danimarka, Polonia, Portugalia, Spanja dhe Suedia kanë shprehur interes për këtë nismë.