Gjermania do të ndeshët në finale me Kilin

Gjermania do të ndeshët në finale me Kilin

​Kombëtarja e Gjermanisë është finalisti i dytë i Kupës së Konfederatave, pasi sonte ka mposhtur kombëtaren e Meksikës 4 – 1.

Në takimin që sonte u zhvillua në kuadër të turneut të Kupës së Konfederatave, që po zhvillohet në Rusi, Leon Goretzka tundi dy herë portën kundërshtare (6’ dhe 8’), golin e tretë e shënoi Timo Weener (59’). Gjermanëve nuk u mjaftuan këto gola, pasi në minutat e fundit shënuan edhe një herë, Amin Younes (90’) tundi për të katërtën herë portën meksikane. Golin e nderit për Meksikën e shënoi Marco Fabian (89’).

Gjermania do të ndeshët në finale me Kilin, i cili mbrëmë ka mposhtur Portugalinë, pas ekzekutimit të penalltive.

Finalja zhvillohet më 2 korrik në ora 20:00, kurse humbësit e gjysmëfinales, Portugalia dhe Meksika do të takohen në ora 14:00, po të njëjtën ditë. Katër ekipet janë takuar mes vete edhe gjatë fazës së grupeve.