DFB (Federata Gjermane e Futbollit) e ka vazhduar kontratën e trajnerit të kombëtares deri në vitin 2022

DFB (Federata Gjermane e Futbollit) e ka vazhduar kontratën e trajnerit të kombëtares deri në vitin 2022

Në fakt, zgjatja e kontratës së Joachim Low nuk erdhi si befasi, pasi presidenti Grindel kishte thënë më parë se trajneri do të mbetet në krye të ekipit kombëtar, edhe në qoftë se Gjermania eliminohet në çerekfinale të Kupës së ardhshme Botërore.

Edhe kontratat e asistent trajnerit Thomas Schneider dhe trajnerit të portierëve janë zgjatur deri në vitin 2022. Në ndryshim, kontrata e drejtorit të DFB dhe menaxherit të përgjithshëm të ekipit kombëtar, Oliver Bierhoff, është zgjatur deri në vitin 2024.