Çka po zihet mes çiftit?

Çka po zihet mes çiftit?

Rep-artisti i mirënjohur ferizajas, Mozzik, sot feston ditëlindjen e 24-të. Më të dashurit e tij e uruan atë me dedikime të veçanta, por mungoi një urim publik nga partnerja e tij, Loredana.

Kohëve të fundit po flitet se çifti i mirënjohur u nda dhe ky hap i artistes përforcon edhe më shumë dyshimet. Madje ata as nuk e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram, transmeton rtv21

Edhe një storie të cilën e publikoi rep-artistja la të kuptohet se jo gjithçka po shkon mirë mes çiftit.

“Duhet të jeni në gjendje të buzëqeshni pavarësisht se çka përjetoni”, shkroi ajo.

Loredana dhe Mozzik në muajin dhjetor të vitit të kaluar janë bërë prindër për herë të parë të një vajze, të cilën e kanë pagëzur me emrin Hana.

Kujtojmë që Mozzik dhe Loredana deri tani kanë sjellë tri projekte të përbashkëta, të cilat kanë arritur miliona klikime në Youtube. “Eiskalt”, “Bonnie & Clyde”, “Romeo & Juliet”, janë projektet e këngëtarëve, të cilat i kanë publikuar me videoklipe./21Media