Gashi javën e kaluar ishte në Kosovë

Gashi javën e kaluar ishte në Kosovë

Reperi i njohur shqiptar me famë botërore, Gashi javën e kaluar ishte në Kosovë. Vizita e tij ishte në lidhje me festivalin Sunny Hill, ku Gashi performoi në natën e dytë.

Gjatë kohës sa qëndroi në Kosovë, Gashi vazhdimisht publikoi fotografi të ndryshme, shkruan rtv21.tv

Reperi kur erdhi në Kosovë bëri të ditur se kishte nxjerrë në shitje një numër të limituar bluzash, të dizajnuara me simbolin e shqiponjës.

Mirëpo duket se një nga fanset nuk ka pasur mundësinë që të blejë një të tillë, dhe kështu Gashi ka shprehur dëshirën që t’ia japë nga xhepi i tij fanses paratë e nevojshme për ta blerë atë

Për këtë gjest, fansja atë e ka falënderuar  në rrjetet sociale, këtë Gashi e bëri të ditur përmes një postimi në Instastory, ku publikoi mesazhin që ai e mori nga fansja, e cila  e falënderoi nga zemra për këtë gjë.

Përshëndetje Gashi, unë isha në SunnyHill dhe ju po shisnit bluza për fansat dhe nuk kisha para dhe më dhatë 20 euro për të blerë një dhe nuk mendoj se çdo këngëtar do ta bënte këtë, kështu që unë mendoj se jeni i shkëlqyer duhet të ndjehesh krenar për veten tënde”, ka qenë mesazhi i fanses, të clin Gashi e publikoi në Instastory.

Ndryshe, Gashi gjatë qëndrimit në vendlindje reperi lansoi projektin e ri ‘Never Forget’. /21Media