Ronaldo takohet me fansin e tij që vuan nga një sëmundje

Ronaldo takohet me fansin e tij që vuan nga një sëmundje

Cristiano Ronaldo së fundmi ia ka plotësuar një dëshirë një djaloshit të sëmurë me tumor, duke ia mundësuar atij dhe familjes së tij udhëtimin drejt Torinos për ta takuar atë.

Joseph nga Bristoli ishte diagnostikuar me tumor në tru kur ishte vetëm katër vjeç dhe që prej atëherë është detyruar të marrë tretman të rregullt.

Djaloshi është fans i madh i Ronaldos dhe kishte shprehur dëshirën e madhe për ta takuar superyllin portugez.

“Rays of Sunshine” një organizatë e bamirësisë me ndihmën e Pitch International dhe natyrisht vetë Ronaldos, ia aranzhuan atij dhe familjes së tij këtë udhëtim.


Joseph u takua pesë herë me fituesin e Topit të Artë në qendrën stërvitore të Juventusit. Lojtari pozoi me Josephin dhe motrën e tij të re, si dhe u dha atyre autografe. /21Media