"Fatkeqësisht nëna ime ka vdekur dhe nuk jam në gjendje të zbuloj se çfarë ka ndodhur dhe pse"

“Fatkeqësisht nëna ime ka vdekur dhe nuk jam në gjendje të zbuloj se çfarë ka ndodhur dhe pse”

Një burrë që ishte braktisur në një aeroport para 33 vjetëve kur ka qenë foshnje, ka gjetur familjen e tij.

Steve Hydes ishte braktisur në terminalin jugor të aeroportit Gatwick në vitin 1986, kur ka qenë vetëm 10 ditësh dhe ishte gjetur i mbështjellur me një batanije në tualetin e grave.

Hydes ka kaloi 15 vjet duke u përpjekur të gjente familjen dhe vetëm tani, pasi gjenealogët kanë testuar mostrat e ADN-së është zbuluar se nëna e tij ka vdekur, ndërsa babai i tij është ende gjallë.

Pasi kontaktoi me babain, Hydes zbuloi se kisha motra dhe vëllezër që nuk e dinte se ekzistonin.

“Fatkeqësisht nëna ime ka vdekur dhe nuk jam në gjendje të zbuloj se çfarë ka ndodhur dhe pse,”-shkroi ai në një postim në Facebook, ndërsa zbuloi lajmin e gjetjes së familjes së tij. “Megjithatë gjeta babain dhe motrat e vëllezërit e mi që nuk e dinin për ekzistencën time.”, shtoi më tutje ai.

Pasi ishte braktisur, 33-vjeçari ishte vendosur në një jetimore dhe më pas ishte birësuar nga një familje, në të cilën ishte rritur me tri motra, raporton oranews.