U zbulua se kuleta ishte vjedhur në vitin 1988 nga një grua.

U zbulua se kuleta ishte vjedhur në vitin 1988 nga një grua.

Ka qenë vetëm 24 vjeçe, kur i kanë vjedhur kuletën nga çanta. Pas 31 vjetëve, kuleta është rikthyer sërish në duart e saj. Të gjitha sendet e saj personale ishin akoma aty, vetëm paratë mungonin. Ajo ishte shumë e kënaqur.

Ndërsa restauronin një park makinash në Winterthur, punëtorët kanë bërë një zbulim befasues. Në një bosht ventilimi, ata gjetën aksidentalisht një kuletë, e cila duket se kishte qëndruar atje për një kohë të gjatë.

Kuleta kishte  brenda jo vetëm kartat e kreditit me logot e vjetëruara dhe një kartë kursimi, por edhe dy bileta autobusi falas të vlefshme deri në fund të marsit të vitit 1988.

Punëtorët i dhanë portofolin policisë së qytetit Winterthur. Më pas u zbulua se kuleta ishte vjedhur në vitin 1988 nga një grua. Meqenëse të gjitha sendet personale ishin përveç parave cash, zyrtarët ishin në gjendje të kontaktonin menjëherë gruan 56-vjeçare.

Gjetja e kësaj kulete për gruan ishte si një udhëtim në të kaluarën, sepse shumë foto ishin në të, madje edhe një foto e burrit të saj me të cilin vazhdon të ndajë jetën, raporton oranews.