Gjiganti rus i armatimit dëshiron t’i shet armë NATO-s!

Përkundër dallimeve dhe rivalitetit me Aleancën

Kompania shtetërore ruse, “Rosboron Eksport” mund të furnizoi me armatim shtetet anëtare të NATO-s, nëse kjo miratohet nga Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin, ka deklaruar drejtori i kësaj kompanie, Alleksandër Mihejev, shkruan rtv21.tv

Gjatë një vizite në Paris, Mihejev tha se kompania e tij me dëshirë dhe me vendimin përkatës të Presidentit Putin do të furnizonte me armatim dhe pajisje ushtarake shtetet anëtare të aleancës.

Ai tha se momentalisht ekziston një konkurrencë jo-korrekte nga shtetet perëndimore, e cila pasqyrohet me sanksionet e vendosura kundër Rusisë dhe kompanisë së tij.

Greqia është shteti i vetëm anëtar i NATO-s, i cili posedon sistemin anti-raketor rus, S300. Athina ka blerë dy bateri të këtij sistemi në vitin 1999 dhe e ka testuar me sukses në vitin 2013.

Back to top button