Gjiko dhe Elita nisin pushimet

Gjiko dhe Elita nisin pushimet

Reperi i njohur, Gjiko dhe bashkëshortja e tij, moderatorja Elita Rudi, kanë gjetur kohë për pushime, shkruan rtv21.tv

Bashkë me djalin e tyre Zërin, ata kanë marrë rrugë, mirëpo destinacionin nuk e kanë bërë të ditur.

Është Gjiko ai që e ka bërë të ditur me disa video në aeroportin e Prishtinës të cilat i ka publikuar në rrjetin social Instagram.

Ndryshe, Gjiko dhe Elita u martuan më 21 shtator të 2018-së, në një ceremoni të mbajtur në Prishtinë ku pjesë e saj ishin fytyra të njohura publike. Në shkurt të këtij viti çifti janë bërë prindër për herë të parë./21Media