"Anna" kënga e re nga Gjiko dhe Nora

“Anna” kënga e re nga Gjiko dhe Nora

Kënga “Gabime” të cilën reperi Gjiko dhe këngëtarja Nora Istrefi e kanë publikuar më 23 korrik të vitit 2017, ka rezultuar shumë i suksesshëm për dyshen.

Pas suksesit të bashkëpunimit të parë, Gjiko dhe Nora janë bërë sërish bashkë për një projekt të ri muzikor.

Kjo është kuptuar përmes fotografive që artistët kanë publikuar në Instagram në të cilat shfaqet në të njëjtin ambient.

“Jeni gati për këngën time të re Anna?”, ka shkruar Nora krahas fotos, teksa Gjiko ka shkruar “Po nuhas mega-hit”.

Ndryshe, kënga “Gabime” numëron mbi 29 milionë klikime në Youtube./21Media