Gjiko feston ditëlindjen, shikoni surprizën që ia bëri Elita

Reperi Asdren Gjikolli i njohur me emrin skenik, Gjiko sot feston ditëlindjen e 31 -të.
Sigurisht që urimet për arstin nuk kanë munguar, madje edhe dhurata që i ka marrë kanë qenë të shumta.
Mirëpo, nuk ka munguar as urimi i bashkëshortes së tij, Elita Rudit, e cila me një torte që mbante fotografinë familjare i ka kënduar Gjikos këngën e ditëlindjes, së bashku me djalin e tyre Zërin.


Kujtojmë se, Elita Rudi dhe Asdren Gjikolli janë martuar në vitin 2018 dhe së bashku kanë dy fëmijë, Zërin dhe Botën.
Ndërsa, përsa i përket jetës profesionale të Gjikos, projekti i fundit muzikor nga reperi është ”Ça bone”, të cilin e ka sjellur në bashkëpunim me Lumin dhe Ledrin. Kënga është publikuar më 7 tetor./21Media

Back to top button