"Urime ditëlindjen Gjiko"

“Urime ditëlindjen Gjiko”

Reperi i njohur nga Peja, Asdren Gjikolli – Gjiko, sot feston ditëlindjen e 29-të. Për këtë ditëlindje i bëri dhuratë vetes një veturë superluksoze të markës Porsche.

Fotografinë e publikoi në Instagram dhe shkroi:

“Lumturia është aroma e një veture të re. Urime ditëlindjen Gjiko. 29”, transmeton rtv21.tv

Gjiko me muzikë ka filluar të merret që nga fëmijëria. Që nga fillimi i karrierës e deri më sot ai vazhdimisht sjellë projekte të reja për fansat e tij kështu duke iu qëndruar besnik tërë kohën.

Përveç projekteve solo, Gjiko numëron edhe disa bashkëpunime me emrat e njohur të skenës si, Ermal Fejzullahun, Nora Istrefin, Skerdin, Ledri Vulën, Butrint Imerin e disa të tjerë.

“Anna” ishte bashkëpunimi i fundit me artisten Nora Istrefi. Numëron mbi 7 milionë klikime./21Media