Dyshja e pëlqyer nga publiku

Dyshja e pëlqyer nga publiku

Çifti i bukur i showbiz-it shqiptar, Gjiko dhe Elita Rudi nuk hezitojnë asnjëherë të postojnë momentet e tyre në rrjetet sociale. Ata njihen për lidhjen e tyre të veçantë.

Së fundmi, moderatorja e njohur, Elita Rudi ka postuar një video në rrjetin social Instagram. Në video shihet se si Elita tenton t’ ia hajë ushqimin Gjikos. Ky i fundit acarohet dhe i thotë gruas së tij “mërsh”, shkruan rtv21.tv.

Çifti janë bërë prindër për herë të parë para 8 muajsh, të cilët e kanë pagëzuar djalin e tyre me emrin Zëri. Por, moderatorja ka muaj që nuk është marr me jetën e saj profesionale por siç duket ajo ka vendosur të rikthehet në botën e televizionit. Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram.


Ndryshe, Gjiko dhe Elita u martuan më 21 shtator të 2018-së, në një ceremoni të mbajtur në Prishtinë ku pjesë e saj ishin fytyra të njohura publike. Në shkurt të këtij viti çifti janë bërë prindër për herë të parë./21Media