Gjiko befason vëllain me një dhuratë luksoze, publikon videot në instagram

Gjiko befason vëllain me një dhuratë luksoze, publikon videot në instagram

Producenti i njohur Arbër Gjikolli (BigBang Beats) sot feston ditëlindjen e tij.

Ai ndryshe njihet edhe si vëllai i rep artistit të njohur, Gjiko të cilët punojnë së bashku në të gjitha projektet muzikore.

Me rastin e ditëlindjes së tij, Gjiko i ka bërë një befasi të këndshme Arbërit, shkruan rtv21.tv

Në disa video të postuara në rrjetin social Instagram, shihet Arbëri teksa shkon tek dhurata me sy të mbyllur.

Dhurata është një veturë e tipit “BMW M4 competition 2018” e cila kushton 61 mijë euro, shkruan rtv21.tv

Gjiko dhe Arbëri shihen në video duke përqafuar njëri-tjetrin përderisa janë të rrethuar me shoqërinë e tyre.

Arbëri e ka falenderuar Gjikon përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ku e ka cilësuar si ” dhuratën më të mirë të ditëlindjes”./21Media