Gjiko vizitoi të prekurit nga tërmeti

Gjiko vizitoi të prekurit nga tërmeti

Në mesin e shumë artistëve që kanë ndërprerë aktivitetet e planifikuara për festat e Nëntorit është edhe Gjiko.

Reperi nga Kosova në këto ditë të rënda për Shqipërinë ka vizituar nga afër banorët që mbetën pa kulm mbi kokë për të iu dal në ndihmë.

Gjiko nga vizita e tij në Shqipëri ka publikuar një video me të cilën ka rrëmbyer vëmendjen e fansave, pasi që ai shihet dukeia mbathtur atletet njërit prej të prekurve nga tërmeti.

Ndihma nga më të ndryshmet për Shiqpërinë tash e tri ditë ka dhuruar dhe po vazhdonë të dhurojë i gjithë populli kosovarë.

Deri tani numëri i viktimave nga tërmeti i 26 nëntorit ka shkuar në 46. Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se rreth orës 17:15, janë nxjerrë 4 trupa të pajetë të familjes Lala nga gërmadhat e vilës së tyre në zonën e ish-Kënetës. /21Media