Gjiko bën apel për t'i ndihmuar bashkëqytetarit të tij

Gjiko bën apel për t’i ndihmuar bashkëqytetarit të tij

Reperi i njohur, Gjiko, përmes një postimi që ka bërë në rrjetin social Instagram ka treguar se nesër do të mbajë koncert humanitar në Pejë.

Të ardhurat e mbledhura do të shkojnë në ndihmë të Egzon Gjukës, i cili është një nga të lënduarit në aksidentin që ka ndodhur të shtunën në Pejë.

Koncerti i organizuar nga Redbox Entertainment dhe Komuna e Pejës mbahet nesër në ora 14:00 në sallën e sporteve “Karagaç”.

“Lajmërim me rastin e aksidentit të ditë së shtune shoku ynë Egzon Gjuka ka nevoj për ndihmën tonë, Redbox dhe Komuna e Pejës organizon koncert humanitar në sallën e sporteve Kargaçi në Pejë, ora 14:00! Ju pres të gjithëve”- ka shkruar Gjiko në Instagram./21Media