Gjiko po vjen me bashkëpunim
1 Dhjetor 2019
Gjiko po sjellë diçka të re
Gjiko po sjellë diçka të re
Reperi i njohur, Gjiko në muajin dhjetor do ta sjellë projektin e radhës. Edhe këtë herë reperi po vjen me një bashkëpunim.
Lajmin e bëri të ditur përmes disa storieve në Instagram, mirëpo nuk tregoi se me kë do të bashkëpunojë këtë herë. Gjithsesi edhe këtë projekt të tij fansat po e presin me padurim, shkruan rtv21.tv
Projekti i tij i fundit është “My Bro”, që e ka sjellë në bashkëpunim me reperin ferizajas, Buta. Ky videoprojekt që u publikua para katër muajsh, numëron mbi 6 milionë klikime./21Media