Gjilanasi vdes në QKUK, dyshohet në gripin e derrit

Drejtori i spitalit ka thënë se ende nuk dihet shkaktari i vdekjes

Një punëtor i Spitalit Rajonal të Gjilanit ka vdekur të dielën pas tri javëve trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Nysret Hajrullahu, drejtor i spitalit të Gjilanit ka thënë për KALLXO.com se ende nuk dihet shkaktari i vdekjes, por tha se dyshohet se ai ka qenë i prekur nga sëmundja e gripit të derrit.

“Ka qenë infermier në repartin e internes. Qe tri javë ka qenë në Klinikën Infektive në QKUK, por nuk ka mujtë më mbijetu. Ende nuk kemi konfirmim zyrtar nëse është gripi sezonal apo gripi i derrit, por aty janë dilemat dhe Klinika Infektive në QKUK është kompetente për identifikimin e shkaktarit. Ende nuk kemi konfirmim zyrtar dhe gjithashtu edhe Instituti i Shëndetit Publik duhet t’i bëjë raportet por ka qenë dilema se ka vdekur nga gripi i derrit”, ka thënë Hajrullahu.

KALLXO.com ka kontaktuar me zyrtarë të QKUK-së për këtë çështje dhe është në pritje të një përgjigjeje.

Back to top button