Ndeshja do të zhvillohet nga ora 14:00

Ndeshja do të zhvillohet nga ora 14:00

Skuadra e Gjilanit do të luajë nesër miqësoren e parë dhe kundërshtar do ta ketë “rivalin” e Kupës së Kosovës, 2 Korrikun.

Në kuadër të përgatitjeve për pjesën pranverore, skuadra e Gjilanit ditën e nesërme (e mërkure), zhvillon ndeshje kontrolluese.

Ndeshja miqësore dhe e para për vitin 2020 mes Gjilanit dhe 2 Korrikut do të zhvillohet te fusha ndihmëse në Gjilan me fillim në ora 14:00.

Kujtojmë se skuadra e Gjilanit, fazën përgatitore ta vazhdoj në Antalia të Turqisë, ku do t’i zhvillojë edhe disa ndeshje të tjera kontrolluese.

Ndryshe, Gjilani luajti ndaj 2 Korrikut edhe në kuadër të Kupës së Kosovës këtë edicion, ku të kuqtë fituan 6:1.